Icardi vijon të stërvitet me Interin, por klubi nuk i jep më asnjë shpresë

543
Sigal

Interi mbetet në të njëjtën pozicion: Mauro Icardi nuk ka vend në skuadrën e tyre dhe për këtë qëllim duhet të gjejë një skuadër të re. Par ndeshjes ndaj Lecces, Marotta e konfirmoi edhe njëherë qartë qëndrimin e skuadrës në lidhje me këtë deklaratë duke mos i lënë asnjë shpresë se mund të ketë hapësira për të. Conte nuk e grumbulloi as për në stol, ndërkohë që sërish Icardi ka dalë sot në stërvitje.

Mediat italiane shkruajnë se ai ka pasur një takim me presidentin Steven Zhang, i cili ka shkuar për të përgëzuar Conten dhe ekipin për suksesin ndaj Lecces, por edhe për t’ia bërë të qartë Icardit të ardhmen.

Wanda Nara të dielën hapi mundësinë që sulmuesi argjentinas të qëndrojë tek Interi, duke refuzuar çdo propozim, por 24 orë më pas drejtuesit zikaltër i janë kundërpërgjigjur në distancë. Napoli dhe Juventus mbeten dy opsionet e vetëm për Icardin, ose të qëndrojë tek Interi, por pa pasur mundësinë që të luajë asnjëherë!