Mashtrimi/ U hoqën si organizatë ndërkombëtare, agjencisë së njohur turistike i bëjnë gjëmën

514
Sigal

Një agjensi e njohur turistike në Tiranë ka rënë pre e një mashtrimi prej disa mijëra eurosh.

Kallëzimi është bërë ditën e djeshme në Policinë e Tiranës nga administratori i agjencisë, i cili ka denoncuar një shtetas nga Senegali, banues në Francë, i cili dyshohet se ka kryer dëmin

Disa javë më parë agjencisë ‘Sava Tours’ i është dërguar një email nga një organizatë joqeveritare e identifikuar me emrin “UNDP”.

Që ka rezervuar një biletë udhtimi për në “Casablanka” për një shtetas të huaj.

Po nga kjo organizatë joqeveritare, pas këtij rezervimi janë rezervuar bileta udhëtimi edhe për 9 shtetas të tjerë, duke mos kryer asnjë pagesë.

Për ta bërë sa më të besueshëm mashtrimin, agjencia është telefonuar për rezervimin nga organizata nëpërmjet një numër telefoni me prefiks shqiptar.

Sipas Policisë së Tiranë kjo skemë mashtrimi i ka kushtuar asgjencisë në fjalë një dëm prej 8 mijë eurosh, ndërkohë që dyshohet se pjesë e skeme kanë rënë edhe agjenci të tjera.