Çelsi emëron trajnerin e ri, Poter firmos kontratë pesëvjeçare me blutë e Londrës

179
Sigal

Klubi i Çelsit ka zyrtarizuar emërimin e Graham Poter si trajneri i ri i skuadrës londineze. Poter, i cili ishte në drejtimin e Brajton, është kontaktuar nga Çelsi dhe pas akordit edhe me klubin e tij për pagesën e një klauzolë largimi, ka nënshkruar për londinezët.

Vetëm një ditë pasi shkarkoi Tomas Tuhel nga drejtimi, presidenti i londinezëve, Tod Bohli, u përfshi direkt në negociatat me Poter dhe ishte dakord që të paguante rreth 15 milionë paund në arkat e Brajton për të lënë të lirë trajnerin.

“Jam jashtëzakonisht krenar dhe i entuziazmuar që do të përfaqësoj Çelsin, këtë klub futbolli fantastik. Jam shumë entuziast që do të jem partner me Çelsin dhe pronarët e rinj, si dhe pres me padurim të takoj dhe punoj me një grup lojtarësh entuiziazmues, të zhvilloj një skuadër dhe një kulturë me të cilën tifozët tanë të mrekullueshëm të jenë krenarë”, ishin fjalët e para të Poter si trajneri i ri i Çelsit.