I dëmtuar prej muajit gusht, shpresë tek Atalanta për rikthimin e Berat Gjimshitit

Berat Gjimshiti është i dëmtuar prej fundit të gushtit. Atalanta ka marrë dje lajmin e mirë për lojtarin shqiptar, teksa mbrojtësi ka kryer një pjesë të stërvitjes me shokët e skuadrës.

Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane, situata do të vlerësohet moment pas momenti dhe aktualisht trajneri Gasperini nuk preferon të rrezikojë.

NOA

Gjimsiti ka qenë dhe mbetet pjesë stabël e formacionit bergamask. Vetëm në sezonin e kaluar, lojtari i Përfaqësueses shqiptare të futbollit ka luajtur mbi 31 ndeshje në Serinë A.