‘Kishin mbushur makinën me dru të prera në pyll’, arrestohen 2 persona në Korçë

101
Sigal

Një 45 vjeçar nga Korça është arrestuar nga policia pasi kishte mbushur makinën tip ‘Mitsubishi’ me dru të prera në pyll.

Sipas njoftimit të policisë, 45 vjeçari ishte duke prerë dru në zonën e mbrojtur “Parku Kombëtar i Bozdovecit”.

Njoftimi i policisë/ Korçë

U kapën duke prerë dru në mënyrë të paligjshme, në zonë të mbrojtur, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohet automjeti që do të transportonte sasinë e druve të prerë në mënyrë të paligjshme.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të prerjes së pyjeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– M. F., 45 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”) dhe K. Dh., 23 vjeç, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, kryer në bashkëpunim. 

Shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasit M. F. dhe K. Dh., në zonën e mbrojtur “Parku Kombëtar i Bozdovecit”, duke prerë dru në mënyrë të paligjshme. Gjatë kontrollit të zonës është gjetur një automjet tip “Mitsubishi”, i ngarkuar me një sasi drush. Automjeti, i cili ishte në përdorim nga 45-vjeçari, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me sasinë e druve të prerë në mënyrë të paligjshme.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮‍♂️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮‍♂️🤝🙍‍♂️