Huazohet në Qipro deri në fund të sezonit, Kaçe gjen kërkon

565
Ditët e fundit të merkatos së dimrit, kanë qenë të nxehta për mesfushorin e Kombëtares sonë, Ergys Kaçe. Korçari që luan me PAOK-un e Selanikut në Greqi, nuk është aktivizuar rregullisht në këtë skuadër, ndaj lëvizja në një skuadër tjetër ishte bërë domosdoshmëri. Bëhet fjalë për APOEL Nikozinë, një ndër klubet më të mëdhenj në Qipro, i cili e ka arritur marrëveshjen me PAOK-un për huazim, deri në fund të sezonit aktual. Vetë trajneri i APOEL-it, Jorgos Donis, i cili ka drejtuar PAOK-un në sezonin 2012-2013 kur Kaçe shkëlqente te kjo skuadër, ia ka kërkuar klubit mesfushorin, i cili është bindur shpejt dhe shpreson të luajë rregullisht, edhe pse këtu reparti i mesfushës është i mbushur me lojtarë cilësorë.
Sigal