Hidhet shorti i Europa League, ja kundërshtarët e skuadrave shqiptare

581
Sigal

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i turit të parë të Europa League. Nga ekipet e Superligës shqiptare në këtë kompeticion marrin pjesë Luftëtari, Laçi dhe Partizani.

Sipas shortit, Partizani do të luajë kundër skuadrës së Mariborit nga Sllovenia. Ndeshja e parë mes dy ekipeve do zhvillohet në 12 korrik dhe ajo e kthimit në 19 korrik.

Luftëtari mund të quhet ekipi me fat në short, pasi ka “peshkuar” letonezët e Ventspils, një klub i kalueshëm. Ndeshja e parë do të luhet në fushën e letonezëve.

Ndërkohë Laçi do të përballet me qipriotët e Anorthosis. Short i vështirë për skuadrën laçiane pasi qipriotët janë ekip me eksperiencë. Edhe Laçi, si dy ekipet e mësipërme do ta luaj ndeshjen e parë në transfertë.

rezultati-shorti (1)
shqip (1)