Heshtja e Mesit ngre dyshime, Mançester Siti “gatitu” për të “rrëmbyer” argjentinasin

253
Sigal

Heshtja e Leo Mesit pas humbjes 8-2 ndaj Bajern Mynih në çerekfinale të Champions League është një nga elementet, që vret më shumë.

“Pleshti” prej kohësh nuk është i kënaqur me drejtimin dhe merkaton e bërë e ende nuk ka vendosur për rinovimin e kontratës, e cila përfundon verën e sezonit të ardhshëm.

Mediet spanjolle hedhin hije të forta dyshimi se Leo mund të largohet nga skuadra, që e rriti dhe e bëri të madh. Projekti dështak dhe drejtuesit e paaftë e kanë acaruar tashmë argjentinasin dhe durimi i tij duket se është shuar dhe vendimi është ikja.

Prej kohësh argjentinasi ka treguar se nuk bashkohet me asnjë klub evropian sepse nuk do të përballet me Barçën, por zhvillimet e fundit, mund ta ndryshojnë opinionin e tij.

E ka kërkuar prej shumë vitesh sulmuesin dhe natyrisht do e bëjë edhe tani.

Mançester Siti është padyshim kandidati kryesor për të blerë Mesin në rast se ai vendos të lërë Katalunjën.

Gëzojnë të gjitha financat dhe kanë trajner Pep Guardiolën, i cili me Mesin në skuadër ka bërë mrekullira.

Mbetet të shihet se ç’do të bëjë Mesi, por e sigurt është se ai i ka dyert e hapura në “Etihad Stadium” për të ekzekutuar atë, që do cilësohej padyshim transferimi i shekullit, jo për financat, por për vendimin e Leos për tu larguar nga Barcelona.