Atletiko nuk di të ndalet, skuadra e Simeones arrin fitoren e 7 rradhazi në kampionat (VIDEO)

266
Sigal

Skuadra e Diego Pablo Simeones arrin suksesin e 7 rradhazi në La Liga duke mposhtur me përmbysje Valencian, me rezultatin 3-1 në stadiumin “Wanda Metropolitano”.

Sfida nisi në malore për skuadrën e Atletikos ku Urosh Raçic hapi takimin me golin në minutën e 11′, baraspesha u rikthye me Zhoao Feliks në minutën e 23′, përmbysja ndodhi në minutën e 54′ me “Pistolero”, Luis Suarez, ndërsa kapakun kësaj sfide ia vuri Angel Korrea i cili firmosi golin e 3-1 në minutën e 72′.

“Los Cholchoneros” me këtë fitore shkëputen ndjeshëm në klasifikim ndaj Realit të Madridit të vendit të dytë 7 pikë më pak se rivalët e qytetit.