Haxhia: “Sadiku e ka golin në gjak”

472
Sigal

Agjenti i sulmuesit shqiptar të Luganos: “Po bisedoj me disa klube në Itali e Gjermani”

Sokol Haxhia, menaxheri i sulmuesit prodhimtar të Luganos, Armado Sadiku, tha për Itasportpress.it, se Armando është lojtar i jashtëzakonshëm, e ka golin në gjak. “Armando është një futbollist i jashtëzakonshëm, një lojtar që e ka golin në gjak. Deri para pesë vjetësh ai luante në Kategorinë e Parë të Shqipërisë dhe ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit. Në moshën 16 vjeçare debutoi në Kategorinë Superiore duke u bërë një nga golashënuesit më të mirë. Ka qenë një prej golashënuesve kryesorë të U21 duke realizuar 6 gola në 7 ndeshje. Te Lokarno ka shënuar 28 gola në 39 ndeshje. Sot te Lugano vazhdon të shënojë dhe me kombëtaren në tre ndeshje ka shënuar një gol. Duke parë moshën e tij të re dhe cilësitë e tij, ai bëhet një çështje e madhe për këdo që e ka në skuadër. Edhe kostoja e kartonit të tij nuk është e lartë si e lojtarëve brazilianë të cilët vijnë në Europë për 5-10 milion euro. Në janar ose maksimumi në verë jam i sigurt se ai do të shkojë të luajë në Itali ose në Gjermani ku ka oferta të ndryshme. Personalisht nuk kam folur asnjëherë me drejtuesit e Sienës, Fiorentinës dhe Catanias. Mbase këto skuadra kanë çuar vëzhguesit e tyre për të parë ndeshjet e Luganos dhe sigurisht që Sadiku nuk ka kaluar pa u vënë re. Janë bërë disa deklarata të gabuara sepse unë asnjëherë nuk kam përmendur emrat e këtyre skuadrave. Jam në tratativa me disa klube italiane dhe gjermane por identitetet e tyre mbeten sekrete” -përfundoi agjenti i Sadikut.

CANA

Lorik Cana mund të jetë sërish titullar i Lacios, jo vetëm në ndeshjen e sotme, kundër Panathinaikosit, në Ligën e Europës, por edhe në derbin kundër Romës, për javën e ardhshme të Serisë A. Kapiteni i Shqipërisë u kritikua për lojën e dy javëve më parë, kundër Torinos, ku ishte në një pozicion të panatyrshëm. Sot ai pritet të luajë në qendër të mbrojtjes.

XHAKA

Ish-sulmuesi i kombëtares s së Zvicrës, Kubilaj Tyrkilmaz, ka këshilluar mesfushorin kosovar të Borusia Mënshengladbah, Granit Xhaka, të mos flasë shumë. Turko-zvicerani e ka bërë deklaratën e tij në gazetën “Blick”, duke thënë se foltorja e Xhakës është fusha. “Unë mund t’i jap vetëm një këshillë Xhakës: Të heshtë dhe përgjigjen për atë çka mendon ta japë në fushë. Unë jam tifoz vërtet i madh i Granit Xhakës. Ai i ka të gjitha për të qenë një lojtar i madh. Është taktikisht i aftë, inteligjent, ka teknikë të mirë dhe vizion loje”. Xhaka ka shprehur pakënaqësi më parë nga qëndrimi në stol, madje edhe në tribunë, dhe ka kërcënuar me largim te Lacio në rast se situata nuk ndryshon.

MAVRAJ

Kapiteni i Greuther Furthit, Mërgim Mavraj, është i kënaqur me skuadrën e tij që ka arritur të fitojë tri pikë në tri ndeshjet e fundit. Mbrojtësi kosovar thotë se Furthi, me pak fat do t’i fitonte pikët e plota ndaj Eintraht Frankfurtit, ku doli barazim 1-1. “Ne mund ta kishim fituar këtë ndeshje. Kemi shtatë pikë, tri pikë nga tri ndeshjet e fundit, nuk është keq. Por, ne duhet të fillojmë të fitojmë sa më shumë”, shprehet mbrojtësi kuqezi.

MILANI/ BERLUSKONI PRET SHEIKËT DHE PEP GUARDIOLËN

Kanë filluar manovrat e mëdha në klubin e Milan. Përpara ndeshjes kundër Malagas presidenti Berluskoni, vajza e tij Barbara, Konfalonieri dhe Adriano Galliani janë takuar dhe kanë biseduar për mundësinë për të thithur kapitale të freskëta për skuadrën e Milan. Duket se të gjithë janë dakord për futjen në shoqëri të sheikut Mansour. Një sinjal që bën akoma më të vërteta lajmet për një ardhje të Pep Guardiolës në drejtimin e skuadrës sezonin e ardhshëm. Përgënjeshtrimet janë të përhershme nga drejtuesit eMilansi për ardhjen e Guardiolës në drejtimin e skuadrën ashtu dhe të sheikut që do të blejë pjesë të aksioneve. Por drejtuesit janë duke negociuar. Presidenti Silvio Berluskoni i cili ishte i ftuar nga Flavio Briatore në Kenia mendohet se atje ka hedhur themelet për futjen në shoqëri të sheikut Mansour. Më pas ai ka biseduar me drejtuesit e tjerë dhe me vajzën e tij Barbara. Mundësia e thithjes së kapitaleve të reja që do të investohen në skuadër kanë bërë që presidenti iMilanta pranojë këtë mundësi.  Nga këtu merr formë dhe ideja Guardiola e cila përherë përgënjeshtrohet nga drejtuesit e klubit italian. Vëllai i Pep Guardiolës që është dhe menaxheri i tij ka qenë i pranishëm në stadium gjatë ndeshjes Milan-Malaga. Përshtypja është se në ambientet e brendshme tëMilandiçka po lëviz. Me fonde të reja dhe Guardiolën në stol. Por kushtet e spanjollit janë të forta. Dy blerje të mëdha, një pagë prej 7 milionë euro neto në sezon.

SHPËRTHEN BAJERNI DHE JUVE, HUMBET BARÇA

Barcelona pësoi humbjen e parë, ndërsa Juventusi regjistroi fitoren e parë në ndeshjen e ditë së 4-t të Ligës së Kampioneve.  Në grupin E, Çelsi fitoi 3-2 me ukrainasit e Shahktar Donteskut u Dy herë kaluan në avantazh kampionët e Europës, me anë të Torresit dhe Oskarit, dhe dy herë barazoi Shahktari me Uilinain. Goli e fitores e shënoi Moses (92′) Juventusi shpartalloi 4-0 modestët danezë të Nordsjallandit, duke regjistruar fitoren e parë. Markizo, Vidal, Xhovinko dhe Kualjiarela. Në grupin F, Bajerni i Munihut shkatërroi francezët e Lilës me rezultatin e bujshëm 6-1. Golat për gjermanët mbajnë firmat e Pizaros (3), Shvajnshtajgerit, Robenit dhe Krosit.Valencianuk i fali bjellorusët e BATE Borisovit, duke fituar 4-2. Jonas, Soldado (penallti) dhe Feghouli (2) ishin autorët e golave për spanjollët. Bresan dhe Mozolevski shënuan për BATE Borisovin. Në grupin G, Benfika fitoi 2-0 me Spartakun e Moskës. Kardozo realizoi dy gola, por humbi dhe një penallti.Barcelonahumbi 2-1 në Skoci me Sëlltikun. Uanijama realizoi për skocezët në minutën e 21-të, Uat dyfishoi rezultatin në të 83′, ndërsa golin për Barçën e shënoi Lionel Mesi (91′). Kjo ishte humbja e parë Barcelonën. Në grupin H, Mançester Junaitid fitoi 3-1 me Bragën. Ndeshja u pezullua për dhjetë minuta, për shkak të ikjes së dritave në minutën e 57-të. Në atë moment ndeshja ishte 1-0 për Bragën, me golin e Alanit me penallti (49′). Robin van Persi barazoi rezultatin në 1-1 (83′) dhe pas dy minutash Runi fiksoi me penallti rezultatin 2-1 dhe Hernandez 3-1. Rumunët e Kluzhit humbën 3-1 me turqit e Gallatasarajit.