Sigal

Thomas Strakosha me pritjet e tij vendimtare ishte padyshim heroi i ndeshjes së djeshme ku Shqipëria arriti të fitonte me rezultatin 1-0 përballë Izraelit.

Pas ndeshjes portieri i Kombëtares u shpreh i kënaqur me fitoren, ndërsa zbuloi edhe këshillën që u kishte dhënë Panuçi në pushim të pjesës së parë.

Strakosha tregon:

Në pushim trajneri na tha që të luanim sa më shpejt në pjesën e dytë, sepse Izraeli nuk po na bënte presion të madh. Na doli mbarë dhe morëm tre pikë të rëndësishme.”

Më pas ai flet edhe për formën e mirë që po kalon:

Kam akoma shumë për të kaluar babin. Jam i lumtur për skuadrën. I treguam vlerat. Vrapuam shumë dhe luftuam shumë ndaj arritëm të fitonim.