Pas humbjes së thellë 0-6 ndaj Bajern Mynih ditën e shtunë, skuadra e Hamburgut në Bundesliga 1 të Gjermanisë ku luan Mërgim Mavraj, është shumë pranë rënies në Bundesligën 2. Por, drejtuesit e lojtarët tashmë duhet të merren edhe me tifozët, të cilët u janë kundërvënë atyre, aq sa kanë arritur ti kërcënojnë me jetë, duke ju përmendur varre. Gjatë mbrëmjes së të shtunës, para stadiumit të Hamburgut janë vendosur disa kryqe varrezash dhe një banderolë të madhe ku shkruhej “Koha juaj mbaroi! A ju kapim të gjithë?”. Edhe pse e kanë tejkaluar me këto kërcënime, kjo nuk është hera e parë që ata bëjnë.




















