VIDEO/ Ashtu si në ndeshjen ndaj Greqisë, tifozët Kuq e Zi bëjnë gati flamurin madhështor

25
Sigal

Ashtu si në ndeshjen e famshme kundër Greqisë shumë vite më parë, sot gjithashtu pritet të shpaloset një flamur gjigand në shkallët e stadiumit të “Air Albania” për ndeshjen ndaj Shqipërisë dhe Ishujve Faroe.

Kjo nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat, pasi sot është dhe mbrëmja e festës së madhe të kualifikimit në Euro 2024, e dyta në historinë e Shqipërisë.

Sot do të ketë një festë të madhe si në stadium, por ashtu edhe në rrugët e Tiranës dhe jo vetëm. Për brenda stadiumit “Air Albania”, kanë menduar pikërisht grupi Tifozët Kuq e Zi, të cilët thuhet se po përgatisin të shpalosin flamurin e madhërishëm të Shqipërisë në tribunë lindore të stadiumit.