Tirana mbetet nën trysninë e Bylist, Ze Maria e krahason me Interin!

659
Nga Agron KAJA
KATEGORIA E PARË/ U luajtën të shtunën dhe të dielën ndeshjet e para të fazës së tretë, nuk ka asnjë surprizë
Duke qenë se Kategoria e Parë nisi të shtunën ndeshjet e fazës së tretë, vetë formula e saj i ka bërë ndeshjet edhe më interesante, të forta dhe të vështira. Kështu, ditën e shtunë u luajtën katër ndeshjet e Grupit A, ku në zonën Play-off, Kastrioti i Krujës e vazhdon kryesimin, edhe pas barazimit 0-0 me Besëlidhjen. Ndërsa Erzeni fitoi 3-1 me Egnatian, në një sfidë ku shijakasit bënë diferencën në grup, por edhe falë portierit Mario Bytyçi, që me formën e tij u bë pika kyçe e kësaj fitoreje. Në zonën Play-out, fitojnë Burreli e Besa, duke e bërë edhe më të fortë rivalitetin për mbijetesë. Ndërsa dje, u luajtën ndeshjet e para play-off në grupin B, ku me rezultatet e arritura, Tirana fitoi lehtësisht në Pogradec me rezultatin 3-0. Ndryshe ishte sfida e këtij grupi, ku në Fier, Apolonia-Bylis, e cila u parapri fillimisht nga polemika, por në fund triumfoi Bylisi, me një gol të shënuar me penallti nga kapiteni Maringlen Shoshi. Penalltia u kontestua shumë nga fierakët, por që nuk e ndali Bylisin të merrte tri pikët në këtë sfidë të vështirë në transfertë. Ndërkohë, pas fitores në Pogradec, trajneri Ze Maria i Tiranës ka folur për mediat, ku u shpreh se, ishte një fitore me një impenjim maksimal të futbollistëve të tij, e më pas, e krahason Tiranën me Interin e dikurshëm, kur ai ishte pjesë e skuadrës italiane. “Këtu në Pogradec nuk kemi arritur një fitore të lehtë, edhe pse fituam pastër 3-0. Nëse nuk do të kishte ardhur ndërhyrja e Likës në minutat e para, atëherë çdo gjë do të vështirësohej. Duhet të vazhdojmë me këtë impenjim për të arritur në Superiore. Tirana futet në fushë vetëm për të fituar, ashtu siç ka bërë Interi në atë kohë”, kështu u shpreh dje Ze Maria, edhe pse Tirana mbetet vetëm 2 pikë para Bylist të vendit të dytë. Po dje, në Grupin B u luajtën dy ndeshjet për zonën play-out. Me rezultatet që u fiksuan, pas fitores 4-3 me Turbinën, skuadra e Shënkollit thuajse e ka siguruar mbijetesën, një fitore e artë për të, ndërsa në ndeshjen tjetër, Shkumbini ka mundur 1-0 Ilirinë dhe në kuotën e 10 pikëve, ngjitet ndjeshëm me renditje. Këtu ndoshta do të ketë më shumë rivalitet për tu larguar nga vendi i katërt në këtë minigrup të zonës play-out, pasi Naftëtari me 4 pikë, duket se e ka mbyllur garën në Kategorinë e Parë.
Portieri i Shënkollit, protagonist me gol ndaj Turbinës
Në sfidën e djeshme Shënkolli-Turbina 4-3, portieri vendas Rinev Danaj ka bërë të veçantën. Në minutën e 73-të, Danaj ka shënuar golin e tretë me penallti, por me një qetësi të admirueshme, pasi homologun e tij e shmangu në krahun e kundërt ku e kaloi topin në rrjetë.
Në Pogradec, tifozët bardheblu krijojnë mosmarrëveshje me policinë
Para sfidës së djeshme Pogradeci-Tirana 0-3, tifozët bardheblu kanë pasur disa minuta jo të mira me policinë vendore. Gjatë kohës që ata kanë dashur të sistemohen në vendin e tyre, në sektorin prapa portës, policia i ka penguar të shkojnë në kohë në vendin e paracaktuar. Gjithsesi, ata i kanë shpalosur banderolat që i kishin sjellë nga Tiranë, por gjatë gjithë ndeshjes problemet mes tyre dhe Policisë kanë qenë evidente.
GRUPI A
Grupi A/ Paly-off
Rezultatet-Java 19-të
Datë 10 mars 2018
Besëlidhja-Kastrioti 0-0
Erzeni-Egnatia 3-1
Dinamo pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 19 23 pikë
2. Erzeni 19 16 pikë
3. Egnatia 19 15 pikë
4. Besëlidhja 19 13 pikë
5. Dinamo 18 12 pikë

Grupi A/ Play-out
Ndeshjet-Java 19-të
Datë 10 mars 2018
Burreli-Korabi 2-1
Besa-Tërbuni 1-0
Vllaznia B pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Besa 19 14 pikë
2. Burreli 19 13 pikë
3. Korabi 19 12 pikë
4. Vllaznia B 18 10 pikë
5. Tërbuni 19 10 pikë
Grupi B/ Paly-off
Ndeshjet-Java 19-të
Datë 11 mars 2018
Pogradeci-Tirana 0-3
Apolonia-Bylis 0-1
Tomori (pushim)

RENDITJA 
Skuadrat Nd P
1. Tirana 19 26 pikë
2. Bylis 19 24 pikë
3. Apolonia 19 16 pikë
4. Pogradeci 19 14 pikë
5. Tomori 18 13 pikë

Grupi B/ Play-out
Ndeshjet-Java 19-të
Datë 11 mars 2018
Shkumbini-Iliria 1-0
Shënkolli-Turbina 4-3
Naftëtari (pushim)

RENDITJA 
Skuadrat Nd P
1. Shënkolli 19 15 pikë
2. Iliria 19 13 pikë
3. Shkumbini 19 11 pikë
4. Turbina 19 8 pikë
5. Naftëtari 18 4 pikë 
Sigal