Haland dhe Foden shkëlqejnë me tregolësha, Siti turpëron Junajtid në derbin e Mançesterit

107
Sigal

Derbi i Mançesterit foli vetëm për Sitin, i cili mundi me rezultatin e thellë 6-3 Junajtid, në javën e 8-të të Premier Ligë.

Sfida foli për “Qytetarët” që në fillim, të cilët gjetën golin e parë me Foden që në minutën e 8-të. Deri në fund të pjesës së parë, Siti shënoi dhe tri herë të tjera: me Haland (34′, 37′) dhe Foden sërish (44′).

Në minutën e 64’, sulmuesi norvegjez shënoi tregolëshin e tij personal, ndërsa nëntë minuta më vonë, ishte Foden (73′) që bëri të njëjtën gjë. 14 gola në tetë ndeshje për Haland, tregolëshi i tretë rresht në “Etihad”.

Ky ishte derbi i parë për trajnerin e Mançester Junaitid, Erik Ten Hag, i cili shkoi në mënyrën më të keqe për teknikun holandez, teksa skuadra e Guardiolës vazhdon të jetë në vendin e dytë në renditje me 20 pikë, një më pak se Arsenali.

Mançester Siti-Mançester Junaitid 6-3

Foden 8′, 44′, 73′, Haland 34′, 37′, 64′ / Antoni 56′, Marsial 84′ (P) 90′

Haland dhe Foden shkëlqejnë me tregolësha, Siti turpëron