Guardiola nuk di të ndalet, Manchester City fiton sërish dhe vazhdon rrugën drejt titullit (VIDEO)

150
Sigal

Mançester Siti marshon pa probleme drejt titullit kampion këtë sezon në Premier Ligë. “Qytetarët” fituan minimalisht 0-1 në fushën e Arsenalit me golin e yllit anglez Rahim Stërling. Tashmë, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola kryeson kampionatin anglez me 59 pikë, 10 më shumë se Lestër i vendit të dytë.

Kryesuesit e Premier Ligës po kalojnë një formë të jashtëzakonshme këtë sezon teksa nuk janë mposhtur në 25 ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet.

Ditën e mërkurë, “Qytetarët” do të përballen me Borusia Mynshenglabahun për sfidën e parë të raundit të 1/8-ave të Ligës së Kampioneve.

Goli i Raheem Sterling 0-1 :