Guardiola i del në krah Klopp-it: E kam bërë edhe unë

496
Sigal

Pep Guardiola ka mbrojtur rivalin për titull Jurgen Klopp pasi ky i fundit doli duke vrapuar në fushën e lojës pas golit të fitores të shënuar nga Liverpool në sekondat e fundit ndaj Everton ditën e shtunë.

FA e ka akuzuar Klopp për sjellje anti-sportive pasi është rrëmbyer nga emocionet në momentin e golit të Divock Origi-t në minutën e gjashtë shtesë.

Ai është futur me vrull në fushë duke festuar golin me portierin Alisson, dhe tani mund të dënohet nga FA.

Guardiola ka kaluar një incident të ngjashëm gati 12 muaj më parë, ditën kur Raheem Sterling shënoi golin e fitores në kohën shtesë ndaj Southampton, shkruan telesport.

“Edhe unë e kam bërë, ndaj Southampton, ka shumë emocione në ato momente,” shprehet Guardiola.

“E di që kur e bëra nuk isha i lumtur me veten time më pas, kështu që e i kuptoj Marco Silva dhe Maurucio Pellegrino-n kur ndodhi.

“Por ndonjëherë ndodh në një ndeshje emocionuese.”