Sigal

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka treguar anën pozitive të sfidës me Liverpoolin, ndërsa në fund ekipet ndanë pikët pas një barazimi pa gola.

Skuadra e Cityt shpërdoroi një rast të artë nga penalltia, pasi Mahrez dërgoi topin jashtë kuadratit të portës,  teksa kishte mundësinë e artë për të hipotekuar fitoren për qytetarët.

NOA

“Ne luftuam dhe kontrolluam kundërsulmin e treshes së tyre sulmuese. Nëse ti i lejon, ata të dalin përpara, Liverpuli është skuadra më e mirë në botë. Por, katërshja jonë e mbrojtjes ishte shumë lartë dhe ne e shijuam ndërtimin e aksioneve me durim. Megjithatë nuk krijuam shumë raste.Është një rezultat i mirë. U përpoqëm të fitojmë, por nuk pësuam në ‘Anfield’ dhe kjo është goxha speciale”, tha Guardiola.

Ai foli është për rastin e penalltisë së humbur nga Mahrez, i cili fare mirë mund t’i kishte dhënë fitoren Pep Guardiolës në transfertë: “Ai pati guximin dhe bo… për të marrë penalltinë përsipër. Në stërvitje i ekzekuton në mënyrë perfekte, por ndonjëherë ndodh. Goditësi i parë është Aguero, por ai nuk ishte në fushë. Ne luajtëm shumë mirë dhe nëse doni të analizoni, rezultati ishte OK. Sezonin e shkuar ne humbëm këtu dhe këtë sezon barazuam. Ndoshta tjetrin do të fitojmë”, shtoi ai.