Leo Messi gati të largohet nga Barcelona

726
Messi largohet nga Barça, City gati pagën ‘faraonike’. Lionel Messi po e mendon seriozisht mundësinë e transferimit tek Manchester City.
5 herë fituesi i “Topit të Artë” dhe Barcelona mund të ndahen përfundimisht në fund të këtij sezoni, pasi argjentinasi po zvarrit rinovimin me katalanasit, shkruan tabloidi britanik, “The Sun”.
Sipas këtij tabloidi, Messi është duke menduar mundësin që të bashkohet me Pep Guardiolën tek Manchester City.
Sipas raportimeve të fundit Messi u ka thënë shokëve se nuk është duke i besuar planit të Barcelonës pas largimit të Neymarit. Po ashtu, Messi ka ndryshuar mendjen për largim nga Barcelona pas situatës për referendum në Kataloni.
Manchester City është i gatshëm t’i ofroj Messit 40 milionë sterlina për nënshkrimin e kontratës.
Përveç kësaj, klubi nga Premierliga i ka ofruar argjentinasit një pagë marramendëse prej 500 mijë sterlinash në javë dhe një kontratë 5-vjeçare.
Presim të shikojmë vendimin e Messit.


Sigal