Mbappe spostohet në qendër, gati për të qenë “Benzema” i ri

228
Sigal

Pas një periudhe të vështirë, Kilian Mbape ka gjetur buzëqeshjen te PSG-ja. Sulmuesi francez do të rikthehet të luajë në vendin e tij të preferuar, aty ku mahniti futbollin europian me Monakon.

Me kalimin e kohës, Mbape ishte spostuar nga krahu i majtë i sulmit apo mesfushës. Në këtë mënyrë, Mbape humbte disa nga cilësitë e tij për të shënuar. Me ish-trajnerin e Totenhemit, Mbape luajti në qendër të sulmit në skemën 4-4- 2 dhe kontribuoi me dy gola dhe 1 asist ndaj Montpeliesë.

Dyshja Mbape-Ikardi mund të shkaktojë shumë probleme për ekipet e tjera. Argjentinasi tërhiqte mbrojtësit, ndërsa Mbape shfrytëzonte hapësirat. Në këtë mënyrë, Mbape po shndërrohet në një Ronaldo dhe po merr leksionet e duhura për të luajtur te Reali i Madridit në vend të Benzemasë. “Galaktikët” mendojnë ta transferojnë në merkaton e verës dhe sigurisht që ai duhet të marrë përsipër fatin e skuadrës në repartin e avancuar.