Gjermania turpërohet në Katar, eliminohet në fazën e grupeve

143
Sigal

Gjermania është e eliminuara e madhe e Botërorit të Katarit, me katër herë Kampionët e Botës që përfunduan në vendin e tretë në Grupin E, edhe pse fituan 4-2 me Kosta Rikën, por e kombinuar kjo edhe me fitoren 2-1 të Japonisë ndaj Spanjës, “Nationalmanschaft”, ngeli jashtë kompeticionit.

Gjermania turpërohet në Katar, eliminohet në fazën e grupeve

Japonia (vendi i parë) dhe Spanja (vendi i dytë) kaluan në fazën e 1/8-ave me eliminim direkt.

Një fitore e hidhur e shoqëruar me një dështim të turpshëm i skuadrës së Hansi Flik, që zhgënjeu në ndeshjen e parë në humbjen 2-1 ndaj Japonisë dhe mori një barazim disi shpresëdhënës 1-1 ndaj Spanjës.

Gjermania përsërit kështu Botërorin e “Rusi 2018”, kur edhe atëherë u eliminua në fazën e grupeve, duke zënë vendin e fundit në grup, ku ndodhej me Suedinë, Meksikën dhe Korenë e Jugut.

Kronika e ndeshjes dhuroi shumë emocione: me avantazhe, përmbysje, ribarazim dhe sërish ripërmbysje, por që në fund i pa të dyja skuadrat – Gjermaninë dhe Kosta Rikën – të largohen nga vazhdimësia e Botërorit të Katarit.

Në minutën e 10-të, ishte Gjermania ajo që zhbllokoi sfidën. Serge Gnabri kaloi në avantazh “pancerat”, i cili nuk fali brenda zonës, duke gjuajtur saktë me kokë.

Me pjesën e parë të mbyllur në avantazhin e gjermanëve janë kostarikanët atë që befasojnë.

Në minutën e 58-të, Yeltsin Tejeda realizoi golin e barazimit (1-1), teksa ekzekutoi saktë brenda zonës, pas topit të devijuar nga portieri gjerman Manuel Nojer.

Përmbysja e përkohshme e Kosta Rikës erdhi në minutën e 70-të, kur Huan Pablo Vargas shënoi golin e 2-1.

Tri minuta më pas, Kai Havertz barazoi shifrat në 2-2 dhe në të 85’, realizoi golin e fitores 3-2. Fullkrug realizoi golin e 4-2 për Gjermaninë.

Gola që në fakt, i shërbyen Japonisë, për të përfunduar e dyta në Grupin E dhe u kualifikua për më tej.

Gjermania turpërohet në Katar, eliminohet në fazën e grupeve