Gjermania po humb 0-1 nga Meksika në ndeshjen e parë në Grupin F në Botërorin e Rusisë.
Ka përfunduar pjesa e parë mes Gjermanisë e Meksikës, ku kampionët aktual të Kupës së Botës po humbasin 0-1, shkruan Gazeta Express.
Për meksikanët realizoi Hirving Lozano në minutën e 35-të, pas një kundërsulmi vrasës.
Pak minuta më vonë, Gjermania ishte afër që të barazojë rezultatin me anë të Toni Kroos.
Por, goditjen precize nga gjuajtja e lirë ia ndali shtylla mesfushorit të Real Madridit, për të mbetur kështu rezultati i pjesës së parë 0-1, pavarësisht se më e mirë u tregua Gjermania.
