Aksident në Lezhë: Përplasen dy makina, plagosen 5 persona, njëri dërgohet tek Trauma

Një aksident automobilistik është regjistruar paraditen e kësaj të hëne në Lezhë, rreth orës 10:15, në rrugën e fshatit Manati.

Autoritetet policore raportojnë se janë përplasur me njëri-tjetrin, dy automjete që drejtoheshin nga shtetasit A. K., 60 vjeç, dhe K. Gj., rreth 25 vjeç.

Sigal

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e automjeteve dhe tre pasagjerët në automjetin që drejtonte shtetasi K. Gj. Katër prej tyre janë dërguar në spitalin e Lezhës, ndërsa njëri tek spitali i Traumës në Tiranë, pasi ka fraktura të shumta në trup, teksa të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.