Giroud e pranon: Nuk ishte ndeshje e lehtë, kemi një synim të qartë në Champions

110
Sigal

Milan bëri detyrën ndaj Dinamos së Zagrebit në Champions League, duke e mundur 3-1. Pas sfidës sulmuesi i kuqezinjve, Oliver Giroud ka thënë se është mjaft i lumtur, duke lënë të kuptohet se kualifikimi tutje është mjaft i mundshëm.

“Në 2-1 ne nuk ishim aq të lumtur. Ne përfituam nga barazimi në Salzburg, donim ta fitonim këtë ndeshje me lojën tonë dhe mendoj se mund të kishim shënuar më shumë gola nëse do kishim më shumë saktësi. Jemi shumë të lumtur, nuk ishte një ndeshje e lehtë dhe ne bëmë mirë.”

Maldini tha se është e drejtë të ëndërrosh: çfarë thua?
“Liga e Kampionëve është më e mira e kompeticioneve. Ne duam të bëjmë mirë, të paktën të kalojmë grupin”