Meta: Zgjedhjet lokalet sfidë e opozitës, do ishte mirë që Rama të largohej para tyre

109
Sigal

I ftuar në një intervistë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se zgjedhjet lokale janë shumë shpejt dhe opozita duhet të përgatitet.

Ai tha se Rama duhet të largohet sa më parë dhe për këtë po punon opozita, duket shtuar se kështu çlirohen potenciale e vendit.

Meta: Zgjedhjet lokale do të mbahen në kohën e tyre, që është një tjetër sfidë e opozitës. Largimi i kësaj qeveria para tyre do të ishte një çlirim për opozitën dhe potencialet demokratike dhe shoqërore që ka vendi ynë.

Në çdo rast zgjedhjet do të ndodhin dhe kërkohet përgatitja. Ne do të bëjmë çdo gjë që Rama të largohet qysh edhe sot nëse është e mundur, prandaj duhet të bëhemi bashkë. Kjo është në të mirën e tij sepse vetëm marrëzira do të bëjë.