Shqipëria po falimenton, kërkon 725 milionë USD $ borxh

584
Sigal

Altin Goxhaj

Prej 6 vjetësh ju paralajmërojmë për Axhenda Soros për  falimentimin dhe shpopullimin e Shqipërisë por PD kurrë nuk ka folur për këtë plan sepse del emri i Soros (CID)! Këta kërkojnë para (që s’i paguajmë dot) jo për në por për të paguar oligarkët dhe për të vjedhur në investime absurde!

Me +735.000.000$ biem në rënie të lirë dhe  pa asnjë kthim në humnerën që ka përgatitur Axhenda Soros për rrënimin, falimentimin dhe shpopullimin e Shqipërisë!

E vetmja gjë që duhet bërë  është që Opozita, me pretendimin se do të jetë Qeveria e nesërme (kjo s’ka për të ndodhur po nejse), të lobojë ndërkombëtarisht për t’i bindur institucionet ndërkombëtare që kjo shumë nuk duhet t’i jepet Shqipërisë sepse Shqipëria nuk ka mundësi t’a paguajë nesër! Kjo praktikë njihet dhe menjëherë institucionet ndërkombëtare dhe konsiderohet risk i papranueshëm nga analistët e tyre të kredisë apo huasë!

Nëse Opozita nuk e bën këtë veprim, vërteton atë që ju kemi thënë gjthmonë që janë Opozitë Kuislinge në shërbim të Rilindjes Pushtuese me qëllim realizimin e Axhendës AntiShqiptare të Soros!