Giani De Biasi pranë marrëveshjes me kombëtaren azere

322
Sigal

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Giani De Biasi, është i papunë që prej 27 nëntorit të 2017-ës, kur u shkarkua nga pankina e skuadrës spanjolle Deportivo Alaves, por duket se tani është shumë pranë rikthimit. Bëhet fjalë për pankinën e Kombëtares së Azerbajxhanit, ndërsa ka qenë vetë federata e këtij shteti që në një deklaratë ka sqaruar se palët do të hedhin firmën mbi kontratë, nëse tekniku do të pranojë modifikimet e imponuara nga situata e pandemisë. Ashtu siç e sqaron federata azere, por edhe siç e deklaroi vetë De Biasi  gjatë kohës së pandemisë, marrëveshja mes palëve ishte arritur para muajit mars dhe pritej vetëm firma, që u shty për shkak të izolimit. Megjithatë duket se tani palët janë më pranë se kurrë dhe tekniku italian mund të marrë detyrën e trajnerit të Azerbajxhanit këto ditë, për të nisur zyrtarisht punë në fillim të muajit shtator.