Analisti Kim Mehmeti: Qëllimi i Ramës është përçarja, jo marrëveshjet

337
Sigal

Analisti Kim Mehmeti komentoi edhe situatën e krijuar në Tiranë pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të dalë kundër marrëveshjes për reformën zgjedhore.

‘Unë mendoj se të gjitha çështjet politike në Shqipëri kanë rënë në kurthin e Piktorit: Për të, asgjë nuk ka rëndësi sa kohë të jetë në pushtet. Në momentin që ndodh diçka që i rrezikon kolltukun, për të në nuk vlejnë as ndërkombëtarët. Në këtë kontekst, ai bën çmos që të mos arrihet marrëveshja. Të gjitha marrëveshjet e arritura janë shndërruar në mosmarrëveshje prej tij, sepse ai është prodhues i grindjeve, nuk është prodhues i pajtueshmërisë. Ai shok e mik ka përçarjen,” tha Mehmeti. Më herët, ai tha se ‘Rama prodhon kriza artificiale që pengojnë integrimin e vendit’. “Rama sillet si lider i Ballkanit dhe nuk sheh hallet e Shqipërisë,” tha Mehmeti, duke shtuar se “integrimin duhet ta arrijmë vetë”.