Kaos tek Partizani, Moxhi vendos veton për Starovën-Preiti, Demi-Rama kërkojnë trajner të madh

659
Partizani është kthyer në një “vullkan”, i cili pritet të shpërthejë nga momenti në moment. Dalja nga gara për titull ende pa nisur mirë sezoni dhe një merkato e dështuar në çdo aspekt dhe në çdo hallkë, bën që as “revolucioni” i parashikuar në këtë fazë dimërore të mos qetësojë ambientin e kuq. Madje as nuk premton një gjysmë sezoni si protagonist.
Lojtarët e larguar nuk kanë nguruar të akuzojnë drejtpërdrejt trajnerin Starova si “tradhtar”, por duket se “bobi” vijon të këtë “bekimin” e Luçiano Moxhit.
Në një mbledhje urgjent të zhvilluar në orët e vona të mbrëmjes, mes stafit drejtues të Partizanit, ka prodhuar tone të larta dhe shumë debat ndërmjet Moxhit, Gaz Demit dhe drejtorit sportiv Olsi Rama.
Këshilltari i presidentit Demi, Luçiano Moxhi, nuk është dakord me shkarkimin e Antonello Prerit, pavarësisht se ai është arkitekti i një merkato të dështuar.
Moxhi shkoi dhe më tej duke penguar dhe largimin e Starovës, duke shprehur pëlqimin e tij që dyshja Starova-Preiti të vazhdojnë deri në përfundim të sezonit.
Presidenti Demi nuk po arrin të kapërdijë dështimin e madh këtë sezon dhe kërkon që në këtë merkato të realizojë një tjetër revolucion për të shpëtuar të paktën “zonën euro”.
Numri një i klubit të kuq së bashku me Drejtorin Sportiv po mendojnë të afrojnë në skuadër një trajner me shumë peshë, një figurë të njohur të treningut në Evropë, për të kthyer Partizanin në shinat e duhura. Deri në gjetjen e trajnerit të duhur, Starova do të vijojë të drejtojë Partizanin, ndërsa merkato ka mbetur pezull dhe e varur nga premtimet e radhës të Luçiano Moxhit.
Sigal