Genc Tomori: Skuka është merkato e lojtarit “gol” për Partizanin

33
Sigal

INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” Genc Tomori, vlerëson punën e skuadrave me hyrje e daljet, si dhe përgatitjet

Agron Kaja

Në këtë periudhë bëhen më shumë rregullime dhe afrime në merkato, sepse të gjitha skuadrat kanë nevojë për lojtarin “gol”, apo edhe për një lojtar “lider”

/Telegraf.al/ Superiorja është ndalur në javën e 18-të më 24 dhjetor, si e përshkruani rrugëtimin në këtë hapësirë deri më 12 janar?

Mendoj se kjo është një ndalesë e detyruar, e cila është bërë tradicionale gjithmonë në fundin e muajit dhjetor. Kjo javë e mbylli pjesën e parë të sezonit ndaj skuadrat kanë qënë të përgatitura për këtë pushim.

Nga kreu-në fundin e tabelës, ka qënë renditje e merituar kjo e dimrit?

Gjithmonë nuk mund të flasësh me 100% për renditjen, sepse çdo ekip ka patur pretendime për më mirë. Gjithsesi, kjo renditje ka qenë e drejtë dhe arbitrimi them se ka qënë normal, referuar gjithë situatave, që kanë kaluar në këto javë.

Partizani u rendit në vendin e dytë, 5 pikë larg Egnatias së vendit të parë, e quani mision të plotështuar?

Nuk mund të jetë dështim, por mund të themi se duhet të ketë më shumë përmirësim. Partizani është një nga skuadrat më të mira të kampionatit dhe nga janari deri në mars do shohim ekip me potencial më të lartë.

Në 18 javët e para kishte largime të trajnerëve në shtatë skuadra, mes tyre edhe Partizani, çfarë efekte ka ky tregues?

Lëvizje të trajnerëve ka dhe do të ketë, por këto janë më shumë se çfarë duhet. Klubet nuk shohin ecurinë e skuadrës, dhe rezultati ndikon vetëm te trajneri, jo te mënyra e lojës që shprehin skuadrat. Duhet durim më shumë me ta.

Stërvitje dhe merkato me hyrje e dalje dhe Partizani me “pikatore”, cilën skuadër e veçoni si më aktive?

Kjo është një periudhë që nga të gjitha skuadrat veprohet me kujdes, kryesisht për merkaton. Lojtarët e mirë janë me pikatore, ndaj kujdesi për sulmuesin Xhuliano Skuka mund të quhet merkato e lojtarit “gol” për Partizanin. Është cilësore.

Referuar ecurisë në 18 javë, cilën skuadër mendoni se i duhet më shumë merkato?

Të gjitha skuadrave u duhen lojtarë cilësorë. Aty duket edhe mundësia e skuadrave në gjetjen e elementëve cilësorë, dhe kjo do të duket tek emrat që do të përzgjedhin. Të gjitha skuadrat kanë nevojat e tyre specifike për merkaton.

Një program përgatitor për këtë periudhë, mund t’ua sugjeroni skuadrave?

Kjo periudhë nuk pranon ndonjë program të gjatë, sepse janë vetëm 10 ditë. Në  këto ditë bëhen më shumë rregullime dhe afrime në merkato, sepse të gjitha kanë nevojë për lojtarin “gol”, apo edhe për një lojtar “lider”.

Kampionati nis më 12 janar me “derbin” e kryeqytetit Dinamo City-Tirana, mbetet kjo kryendeshja e kësaj jave?

Besoj Dinamo City-Tirana, që veç “derbit” të kryeqytetit merr edhe statusin e kryendeshjes për javën e 19-të. Do jetë një ndeshje e bukur për të dyja skuadrat, sepse të dyja skuadrat kanë ngritje. Do doja që të ketë më shumë tifozë.

18 javë

Në pjesën e parë të sezonit janë luajtur 18 javë dhe 90 ndeshje

ABISSNET SUPERIORE

NDESHJET, JAVA 19
E premte, 12 janar 2024

Dinamo City-Tirana       17:00

E shtunë, 13 janar 2024
Egnatia-Skënderbeu        13:30

Partizani-Teuta               17:00

E dielë, 14 janar 2024

Laçi-Erzeni                     13:30
Vllaznia-Kukësi             17:00

RENDITJA

Skuadrat             Nd     Pikë

1.Egnatia              18      37

2.Partizani            18      32

3.Tirana                18      26

4.Vllaznia             18      26

5.Dinamo City      18      22

6.Skënderbeu        18      22

7.Laçi                    18      21

8.Erzeni                18      21

9.Kukësi               18      19

10.Teuta               18      16

MERKATO E DIMRIT, JANAR 2024

EGNATIA
Largime: Emiljano Musta, Vusal Isgandarli, Bledar Lila, Gytis Paulauskas, Stivian Janku.

Afrime: Jurguens Montenegro, Mario Gjata, Fransua Dylis, Melih Ibrahimoglu
PARTIZANI
Largime: Eros Grezda, Viktor Da Silva, Sabit Bilali, Mateo Koçijan

Afrime: Redon Ismaili, Luis Birçaj, Xhuljano Skuka
TIRANA
Largime: Florent Hasani, Ardit Hila?

Afrime: Nuk ka
VLLAZNIA
Largime: Darko Dodev, Redon Dragoshi, Konstantin Çeshmedjiev, Xhelil Asani

Afrime: Nuk ka

SKËNDERBEU
Largime: Zhurdën Fleçer

Afrime: Nuk ka


DINAMO

Afrime: Jorgo Meksi, Mori Bamba, Stivian Janku, Kilian Çuni?, Nijaz Jusufi? Largime: Amarildo Gjoni, Ali Samake, Indrit Prodani.

LAÇI
Largime: Nuk ka

Afrime: Indrit Prodani.
KUKËSI
Largime: Blerim Sahitaj, Fluturim Domi

Afrime: Geri Selita, Kleandro Lleshi, Matias Lloci, Alexandre Talento.

ERZENI
Largime: Sokol Kiqina, Kristi Kote, Flavio Meçja, Elian Çelaj, Amer Duka, Edi Isteri, Elvis Gjoni, Klodian Pjetri, Agustin Rojas.

Afrime: Paul Seun Komolafe, Silvio Zogaj, Auron Ademi, Darrel Agbugui, Sukes Makanjuola.
TEUTA
Largime: Mario Gjata, Aldi Gjumsi, Ardit Iljazi, Alban Çejku, Reild Kurti.

Afrime: Elmando Gjini, Arbër Çyrbja, Rodrigo Faust .