E lanë në stol, pas Georgina-s reagon ashpër edhe motra e Cristiano Ronaldo-s

80
Sigal

Motra e Cristiano Ronaldo-s, Elma Aveiro ka shpërthyer në kritika së fundmi. Ajo ka bërë reagime në rrjetin social “Instagram” kundrejt trajnerit të Portugalisë.

Ajo publikoi një foto në Story dhe shkroi: “Sot jemi të gjithë bashkë, nëse mendoni se duhet të jetë kështu, unë jam këtu për ta parë”.

Më tej, ajo bëri një urim për Portugalinë pas fitores dhe në fund bëri edhe një kritikë pasi vëllai i saj ishte përjashtuar nga formacioni dhe u fut në lojë në pjesën e dytë të ndeshjes.

“Po Ronaldo nuk është i përjetshëm, po Ronaldo nuk do të luajë përgjithmonë, për fat të keq ai nuk shënon gola tani, ai është i moshuar, Portugalia nuk ka nevojë për Ronaldon. Ne folëm për atë që dëgjuam, gjithçka që ai bëri nuk është e rëndësishme, gjithçka që bëri u harrua”.

“Tani ata kërkojnë falje dhe nuk kanë nevojë për të. Do ta regjistroj dhe më vonë do të flasim. Santos, për çfarë do të kërkojë falje? Është turp të poshtërosh një njeri që ka dhënë kaq shumë, por më vonë do të shoh shumë më tepër”, vijoi ajo.

Image

Image

Image

Image

Kujtojmë që edhe partnerja e Ronaldos, Georgina, bëri një reagim në Instagram ku shkruante: “Urime Portugalia. Ndërsa 11 lojtarët këndonin himnin, i gjithë fokusi ishte tek ti. Sa keq që nuk mundëm të shijonim lojtarin më të mirë të botës të luante për 90 minuta. Stadiumi nuk ka ndalur duke bërtitur emrin tënd me të madhe”.