ABISSNET SUPERIORE/ Drejtori i Akademisë “Partizani”, Genc Tomori, analizon fazën e parë
Agron Kaja

“Nuk më kishte ndodhur kështu gjatë gjithë karrierës sime! Rasti me Duamenën, ishte fatal. Në raste të tjera që kam patur të kësaj natyre, fatmirësisht janë eliminuar në moment, por ky nuk na kishte ndodhur. Ishte një javë e pazakontë në futbollin shqiptar dhe si Drejtor i Akademisë “Partizani” i shpreh ngushëllime familjes së tij dhe klubit të Egnatias”, kështu e nisi dje bisedën Genci Tomori për gazetën “Telegraf”, i cili në analizën e tij për 12 javët e luajtura në Abissnet Superiore, u përqendrua më shumë te skuadra e Partizanit, atje ku ai drejton Akademinë pranë këtij klubi. “Deri tani që janë luajtur 12 javë dhe Partizani ka një ndeshje më pak, po shoh një skuadër shumë më të lirshme nga sezoni i kaluar. Në gjashtë javët e fundit edhe pse kemi një trajner provizor, ai ka treguar se i ka të gjitha kushte për të drejtuar në elitë, dhe po ecën shumë mirë. Ka zëra për golat në minutën e fundit që ka shënuar Partizani, por është loja e tij që ka zhvilluar nga minuta e parë dhe deri tek e fundit, është vlerësimi që i ka bërë ritmikës së lojës me të gjithë kundërshtarët. Kjo tregon se Partizani do vazhdojë me këtë rritëm, duke patur në vëmendje edhe furnizimin me elementë të rinj nga Akademia, e cila po funskionon shumë e rregullt”. Po si e shikon Genci Tomori vazhdimësinë e Partizanit? “Mendoj se rrugëtimi sa do vijë e do vështirësohet, sepse është në lojë edhe formula e “Final 4”. Ky sistem kampionati do jetë më ndryshe nga të tjetrët dhe për Partizanin mendoj se do jetë luftë për “Final 4” kryesisht me Egnatian e Tiranën, dhe këtu mund të futen edhe Laçi me Vllazninë”, kështu e vazhdoi bisedën Drejtori i Akademisë “Partizani”, Genc Tomori, i cili këtë kampionat e veçon me më shumë cilësi e luftë sportive nga të kaluarit. “Si cilësi dhe luftë sportive, ky kampionat është më i mirë nga të kaluarit. Por më vonë do bjerë cilësia dhe skuadrat do fokusohen të gjitha te rezultati. Ndaj për këtë rrugëtim në këtë sezon të Abissnet Superiore nuk mund të dalësh në një konkluzion paraprak, sepse mendoj që duhet të mbarojë me këtë skemë, për të dalë në përfundime më të sakta”, -kështu e përfundoi bisedën Genc Tomori, i cili zhvillimin e javës së 13-të dhe ndeshjen e prapambetur Partizani-Teuta i mendon të luhen brenda vitit 2023. Në kalendarin e Abissnet Superiore, ndeshjet e javës së 14-të janë përcaktuar të luhen ditën e mërkurë, 22 nëntor 2023.
Marko Giampaolo, leksion në kursin “UEFA PRO”
Dje u zhvillua një leksion në kursin UEFA PRO për trajnerët shqiptarë të futbollit, ku i ftuar special i FSHF-së ishte trajneri i mirënjohur italian, Marko Giampaolo. Ai mbajti një leksion ku shpjegoi disa situata të lojës, të ilustruara me foto dhe video, si dhe rolin e çdo lojtari në fushë, nisur nga portieri e deri te sulmuesi kryesor.
ABISSNET SUPERIORE
NDESHJET, JAVA 13
Të shtunën 11 nëntor 2023
Egnatia-Partizani 1-1
(U ndëpre në 24’)
Për tu zhvilluar
Vllaznia-Laçi 17:00
Skënderbeu-Teuta 17:00
Tirana-Kukësi 13:30
Dinamo City-Erzeni 17:00
(Në “Niko Dovana”, Durrës)
RENDITJA
Skuadrat Nd Pikë
1.Egnatia 12 26
2.Partizani 11 26
3.Tirana 12 18
4.Laçi 12 15
5.Kukësi 12 14
8.Skënderbeu 12 14
7.Vllaznia 12 13
8.Erzeni 12 13
9.Dinamo City 12 12
10.Teuta 11 12
Tomori në krizë rezultati, drejt rënies së lirë
Pas barazimit 2-2 me Besën në Berat në javën e 8-të, Tomori ka pësuar tre humbje radhazi, e për pasojë ka zbritur në zonën e ftohtë të tabelës së renditjes, vendi i 11-të. Edhe pas ardhjes së trajnerit të ri Febron Ziu, situata në skuadër nuk duket e mirë. Me këtë ecuri në Kategorinë e Parë, për skuadrën beratase më afër mbetet rënia nga kategoria dhe kalendari duket i vështirë, të paktën në tre javët e radhës. Kjo krizë rezultatesh sikur po e orienton drejt rënies së lirë!