3 javë para përfundimit të kampionatit, Skënderbeu kampion i Shqipërisë për herë të 8

337
Humbja e Kukësit kundër Teutës dhe fitorja e Skënderbeut kundër Lushnjës i ka shpallur matematikisht kampionë të Superligës korçarët kur kanë mbetur edhe 3 javë për t’u luajtur.
Skënderbeu pas javës së 33 udhëheq me 72 pikë kundrejt 61 të Kukësit.
Ky është titulli i 8 në histori për skuadrën korçare që deri më 2016 kishte marrë 6 trofe radhazi, por pësoi një ndërprerje në sezonin e kaluar kur Kukuësi u shpall kampion.
Shpalljen kampionë e ka përshëndetur edhe klubi korçar me anë të një statusi në faqen zyrtare.
Sigal