Futbollistit shqiptar i bien të fikët në mes të ndeshjes dhe dërgohet me urgjencë në spital

187
Sigal

Frikë për mbrojtësin e përfaqësueses Frederic Veseli. Futbollisti i cili aktivizohet me skuadrën e Salernitanës në Serinë B italiane luajti ndaj ish-skuadrës së tij Empoli takim që u mbull me shifrat 2-0.

Megjithatë në sekondat e fundit të pjesës së parë, 28-vjeçari, humbi disa sekonda ndjenjat, teksa pas ndërhyrjeve të mjekëve, gjithçka u normalizua. Me rifillimin e ndeshjes, futbollisti u zëvendësua.

Për fat të mirë, gjendja e futbollistit shqiptar, paraqitet e qëndrueshme. Nëpërmjet një story në “Instagram”, Veseli ka konfirmuar se është mirë, duke falenderuar të gjithë për mesazhet e dërguara.

Frikëson futbollisti shqiptar/ I bien të fikët në mes