Futbollistët e Premierligës shfrenohen në Ibiza, festojnë me femra dhe nuk ruajnë distancën sociale

301
Sigal

Tre futbollistë anglezë të Premierligës Dele Alli, James Maddison e Jack Grealish janë fotografuar së fundmi duke kaluar pushimet në Ibiza në Spanjë.

Të tre futbllistët kanë festuar në një resort me një grumbull njerëzish, pa respektuar distancën sociale.

Jack Grealish është kritikuar edhe më parë për mos respektim të rregullave gjatë pandemisë së koronavirusit. Në mars ai është parë në një festë ilegale së bashku me shokun e skuadrës Rosse Mcormack, ndërkohë që e gjithë bota ishte në karantinë.

Rikujtojmë se Britania e Madhe ka vendosur karantinën edhe për udhëtarët që vijnë nga Spanja, kështu djemtë janë të detyruar që kur të kthehen në Angli ata duhet të bëjnë 2 javë karantinë.