FSHF: Pezullohen Alfred Osmani dhe Arjan Pisha për fiksimet e ndeshjeve

574
Sigal

Komisioni i Etikës në FSHF, ka dhënë dënimet e para për këtë edicion për trukimet e ndeshjeve. Pas hetimeve Etika vendosi dënimet e Alfred Osmanit dhe Arjan Pishës për fiksim të ndeshjeve.

Vendimi i plotë

Komisioni i Etikes prane Federates Shqiptare te Futbollit, i mbledhur sot me date 10.02.2015 pasi u njoh nga materialet e paraqitura nga Sekretariati Teknik dhe pasi diskutoi ceshtjet ne teresi arriti ne perfundim:
                                                                              
1.            Lojtari i  KF “Teuta”, Alfred Osmani,  per  komplotim ne  influencimin  te rezultatit te ndeshjes   KF “Flamurtari “- KS “Teuta” ne kundershtim me etiken sportive, do te denohet me 6 (gjashte) muaj pezullim nga aktivtieti, bazuar ne nenin 68/1 te KDS.

2.            Lojtari i KF “Elbasani”, Arjan Pisha, per  komplotim ne  influencimin  te rezultatit te ndeshjeve   KF “Elbasani “- KS “Teuta”  date 10.09.2014, KF “ Elbasani”- KF “Skenderbeu”  date 25.01.2015 dhe KS “Kukesi”- KF “Elbasani” date 31.01.2015, ne kundershtim me etiken sportive, do te denohet me 6 (gjashte) muaj pezullim nga aktivtieti, bazuar ne nenin 68/1 te KDS.

3.            Te depozitoje kallezim penal per KF “Elbasani” dhe lojtarin Arjan Pisha.

4.            Ne lidhje me ndeshjen KF “Flamurtari” – KS “Teuta” , u rezervua e drejta per kallezim penal pasi ceshtja ka filluar nga Prokuroria  e Rrethit Gjyqesor  Vlore.

5.            Kunder ketij vendimi lejohet ankim.