BE: Mbështetje kundër krimit përgjegjësi për deklaratat publike

570
Sigal

Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka reaguar për ngjarjet e fundit në Shqipëri duke i dënuar pa rezerva ato. Gjithashtu Delegacioni i BE nënvizojnë mbështetjen e fuqishme për forcimin e shtetit ligjor.

Në reagimin e saj Delegacioni i BE-së bën apel për përgjegjshmëri për sjelljen dhe deklaratat e bëra nga personat publikë rreth këtyre ngjarjeve.
 
“Delegacioni i BE-së në Shqipëri është i tronditur nga shpërthimet e sotme dhe i dënon ato pa rezerva. Ne nënvizojmë mbështetjen tonë të fuqishme për forcimin e shtetit ligjor, pa kompromis. Ne besojmë se autorët e krimit do të dalin para drejtësisë dhe presim që të gjitha forcat politike të bashkohen për ta mbështetur këtë synim. Ne presim sjellje dhe ligjëratë të përgjegjshme nga të gjithë ata që marrin pjesë në jetën publike, sidomos për çështjet e shtetit ligjor, në funksion të interesave kombëtare të Shqipërisë.”- thuhej në deklaratën e BE. 

Ora 16:30 SHBA: Dënojmë me forcë ngjarjen, mbështetje për Tahirin
Edhe Ambasada e SHBA ka reaguar duke dënuar shpërthimet e sotme, ku në tre bomba në dy ka qenë si objektiv babai i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Ambasada e SHBA ka shprehur gjithashtu edhe mbështetjen ndaj ministrit Tahiri dhe policisë kundër krimit.
  
“Ambasada e SHBA dënon me forcë përdorimin e eksplozivëve në sulme të veçuara sot në Tiranë. Përdorimi i dhunës si mjet kanosjeje dhe trysnie është një akt burracak që minon demokracinë dhe nuk ka vend në Shqipërinë e sotme. Ambasada e SHBA është krenare të vazhdojë mbështetjen e saj afatgjatë për Ministrinë e Brendshme, Policinë dhe të tjera shërbime të sigurisë të Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të narkotikëve dhe korrupsionit.”- thuhej në njoftimin e ambasadës së SHBA. 

Ora 17.30: OSBE: Dënojmë fuqishëm të gjitha aktet e dhunës

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënon fuqishëm të gjitha aktet e dhunës. Aktet e dhunshme nuk kanë vend në një shoqëri moderne dhe demokratike. U bëjmë thirrje të gjitha forcave politike të shmangin politizimin e sulmeve të sotme dhe t’u japin autoriteteve përkatëse hapësirën për t’i hetuar plotësisht këto akte dhe për të identifikuar e vënë përpara drejtësisë përgjegjësit”.