EMRAT/ OFL kërkesë tre të ‘fortëve’: Deklaroni pasurinë

126
Sigal

Operacioni Forca e Ligjit i ka dorëzuar ditën e sotme formularin e vetëdeklarimit të pasurive tre të fortëve, të cilët janë të dënuar për veprat penale “Vrāsje me paramendim”, “ārmëmbajtje pa leje dhe “grup i strukturuar krīminal”.

Kërkesa e OFL i është dërguar shtetasit, Eftim Ziko, banues në Pogradec i dënuar për veprën penale “trafik lëndësh narkotike i mbetur në tentativë”.

Po ashtu, në listën e të ‘fortëve’ që duhet të japin llogari për burimet e pasurisë është dhe Nikolla Panariti, i dënuar për veprën penale “vrāsje me paramendim”.

Ndërkohë që i treti në listë është Oltian Loga, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrāsja me paramendim”, “ārmëmbajtja pa leje”, “Vjedhja” dhe “Grupi i strukturuar krīminal”.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krīmi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”, thekson OFL.

Njoftimi i plotë i OFL:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Eftim Ziko, banues në Pogradec, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”;

Nikolla Panariti, banues në Korçë, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Vrāsja me paramendim”.

Oltian Loga, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrāsja me paramendim”,

ārmëmbajtja pa leje”, “Vjedhja” dhe “Grupi i strukturuar krīminal”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krīmi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.