FOTO/ Publikohet formacioni më i keq i Botërorit, CR7 dhe Martinez udhëheqin sulmin

156
Sigal

Cristiano Ronaldo është listuar në 11-en më të keqe të Kupës së Botës pas paraqitjeve të dobëta me Portugalinë. 37-vjeçari e gjeti veten t në stol në fazat me eliminim direkt para se Portugalia të mposhtej nga Maroku në çerekfinale.

Por Ronaldo nuk ishte e vetmja përfshirje befasuese në ekipin më të keq të turneut të udhëhequr nga statistikat. Atij iu bashkuan lojtarë si Lautaro Martinez, i cili fitoi Kupën e Botës me Argjentinën, dhe portieri i Chelseat dhe Senegalit, Edouard Mendy.

Databaza e të dhënave, Sofascore përpiloi ekipin bazuar në një seri metrikash dhe statistikash të performancave të futbollistëve.

Ronaldo mori një rezultat të ulët prej vetëm 6.46 për përpjekjet e tij në Kupën e Botës. Ndërsa ai bëri historinë duke shënuar në ndeshjen hapëse kundër Ganës, sulmuesi portugez pati vështirësi në vazhdim.

Trajneri i larguar, Fernando Santos, mori vendimin e guximshëm për të lënë Ronaldon në stol për ndeshjen e 1/16-ve kundër Zvicrës dhe skuadra e tij u përgjigj duke fituar 6-1 .

 

Ish-lojtari i Real Madridit e gjeti sërish veten në stol për përballjen çerekfinale kundër Marokut. Këtë herë Portugalia humbi dhe me gjithë përpjekjet më të mira të Ronaldos nga stoli, ata nuk mundën të gjenin golin përmes mbrojtjes së fortë marokene.

Një Ronaldo i shkatërruar u pa për herë të fundit duke u larguar në tunel në vërshime lotësh . Për të shtuar vuajtjet e portugezit,  rivali i tij i madh i futbollit, Lionel Messi, udhëhoqi Argjentinën drejt fitores së Kupës së Botës .

Ndërkohë, sulmuesi Martinez mori një vlerësim prej vetëm 6.35 pavarësisht se ishte pjesë e ekipit fitues të Kupës së Botës. Ai doli nga pankina në të gjitha ndeshjet përveç dy ndeshjeve dhe luajti për 148 minuta në ndeshjet e Argjentinës.

Por ai nuk arriti të shënojë apo të ndikojë për skuadrën e Amerikës së Jugut. Gjithashtu në 11-shen më të keqe është mbrojtësi i djathtë amerikan Sergino Dest, mbrojtësi i Senegalit Abdou Diallo dhe dyshja e Polonisë Kamil Glik dhe Bartosz Bereszyński.

Statistikat gjithashtu reflektuan dobët për dyshen australian Jackson Irvine dhe Mathew Leckie, anësorin zviceran Ruben Vargas dhe Hwang In-beom të Koresë së Jugut, të cilët të gjithë arritën në mesfushë.