Tottenham kualifikohet në gjysmëfinale. Largohet Man City

531
Sigal

Në “Etihad Stadium” është zhvilluar një ndeshje dramatike.

Ndeshja përfundoi me rezultatin e përgjithshëm 4-3, por Tottenham falë golave në fushën kundërshtare është kualifikuar në gjysmëfinale të Champions Leagues.

Pas 4 minutash lojë Raheem Sterling kaloi në avantazh “qytetarët” e drejtuar nga Pep Guardiola.

Brenda 180 sekondash miqtë realizuan dy gola të shpejtë me Koreano-jugorin, Heung-Min Son që bëri përmbysjen e pabesueshme.

Seria e golave vijoi me Manchester Cityn në krahun tjetër që realizoi dy herë me anë të Silvës (11’) dhe Sterling (21’).

Me fillimin e pjesës së dytë, respektivisht në minutën e 59-të ishte Aguero ai i realizoi golin që mbante gjallë “qytetarët” drejt kualifikimit.

17 para fundit të takimit, ishte Fernando Llorente që shënoi golin shokues dhe vendimtar duke kualifikuar skuadrën e tij drejt 4 klubeve më të mira të Europës.

Në minutën e 93’ Raheem Sterlin realizoi golin që kualifikonte Manchester Cityn në gjysmëfinale por festa e madhe prishet nga VAR-i.

Në gjysmëfinale Tottenhami do të përballet me Ajaxin që ditën e djeshme eliminoi Juventusin.