Formacioni ideal në Superiore/ Dominon Tirana, Partizani përfaqësohet me Mustën

193
Sigal

Kategoria Superiore ka mbyllur 15 javët e para të kampionatit dhe në emisionin “Analizë Superiore” në Supersport është përzgjedhur edhe formacioni më i mirë deri më tani.

Përzgjedhja e lojtarëve është bërë nisur nga të dhënat statistikore për çdo lojtar, që merr në konsideratë golat, asistet, ndërhyrjet, pasimet, nisjet e aksioneve sulmuese e shumë të dhënave të tjera.

Në sulm janë dyshja që kanë shënuar më shumë nga të gjithë, Seferi e Guindo, autorë të 8 golave secili. Nuk mungon as Basa, shënues i 7 gola me Kukësin.

Latifi, Limaj e Lushkja plotësojnë katërshen e mesfushës, kurse në mbrojtje Gurishta e Musta janë zotët e krahëve, kurse në qendër Lulaj e Hoxhallari.

Në portë është Bekaj, i Tiranës që dominon me katër lojtarë në formacionin më të mirë të 15 javëve të para.

Formacioni më i mirë: Bekaj – Gurishta, Lulaj, Hoxhallari, Musta – Basa, Limaj, Lushkja, Latifi – Seferi, Guindo