“Perla” e El Sharaui, goli më i bukur i javës

519
Edhe pse ka ditë që janë luajtur ndeshjet e Ligës së Kampioneve, të katërtat në fazën e grupe, vetëm dje UEFA ka përzgjedhur golin me të bukur të javës në këtë kompeticion. Çmimin e “Golit më të bukur të javës” e fitoi futbollisti i Romës, Stefan El Sharaui, me golin e parë të shënuar në sekondën e 38-të në fitoren 3-0 kundër Çelsit në “Olimpiko” të Romës. Italiani mori 31 % të votave, ndërsa në vendin e dytë u rendit Nejmar me 26 %, dhe në të tretin Thomas Partli i Atletikos me 17 % të votave. Ky është një vlerësim që UEFA e përdor zakonisht në adresën e saj, kryesisht gjatë garës së eventeve të Ligës së Kampioneve dhe të UEFA Europa Ligë. Atë takim Roma e firoi 3-0 me dopietën e Sharaui dhe golin e Perotit.
Sigal