Fobia maqedonase ndaj Skënderbeut, paralajmërim nacionalist në Strumicë

486
Nga Agron KAJA
KOMENT/ Ja pse duhet të mobilizohet e gjithë struktura shtetërore për ndeshjen e radhës me Maqedoninë më 5 shtator
Nëse të gjithë shqiptarët, kudo ku janë ndodhur, ditën e enjte në mbrëmje janë ndjerë të përfaqësuar në futbollin evropian me Skënderbeun, në Maqedoni kanë qenë të tërbuar. Po, është e vërtetë, dhe nuk ka se si të ndodhë ndryshe, në një shtet, ku edhe kur je tranzit, të trajton kaluar një skllavi, kaluar një të burgosuri, pse jo, sikundër një armik. Kjo i ka ndodhur skuadrës së Skënderbeut gjatë kthimit nga Shkupi në Korçë, pasi kishte luajtur me Dinamon e Zagrebit në Kroaci, një nga ndeshjet e saj më të mira në UEFA Evropa Ligë për këtë sezon. Gjatë kthimit tranzit në Shkup, skuadra është trajtuar sikundër të ishte një “qenie grabitqare” në tokën e mendjeve të turbulluara të fobistëve maqedonas. Kanë folur në media e në shtypin sportiv përfaqësues të skuadrës korçare, por ndoshta kjo nuk mjafton për të kuptuar të tërën. Sepse nga etika qytetare e presidentit Takaj dhe e trajnerit Daja, nuk mundet ta perceptosh atë tronditje që maqedonasit i shkaktuan gjithë skuadrës që ndodhej në autobus, i cili i transportonte ata për në Shqipëri. Sepse aty kishte edhe lojtarë shqiptarë kosovarë, kishte edhe shqiptarë maqedonas, e kësisoj, këta “muzhikë” të kohës së internetit, sillen me fqinjët sikur të jenë ndonjë shtet i madh, alias USA, Kina, Brazili, apo kushdo tjetër. Këta një pëllëmbë shtet janë, dhe tregohen si të fortë dhe harbutë, dhe nëse do të ishin shtet i madh, mendo se çfarë do të prisnim prej këtyre fytyrave, që kur vijnë në Shqipëri, jo vetëm se rrinë si pulat e fjetura, por nuk bëzajnë fare, sepse mbi të gjitha, në Shqipëri nuk ekziston fobia injorante e tyre. Nuk është rasti i parë që ndodhin këto incidente me maqedonasit, sepse duke ju referuar historisë së largët, më shumë edhe asaj të afërt, e dimë që janë “specie” të cilët flirtojnë vetëm me të shkuarën e tyre të errët, gjithmonë kur janë të hapësirën e tyre kufitare. Kësisoj, këto incidente dalin nga hapësirat e sportit, dhe këtu duhet të marrin edhe ndonjë përgjigje diplomatike e ndërshtetërore. Sepse, ata policë që e përcollën skuadrën e Skënderbeut, sikur të kishte “shkëndija lufte” brenda në autobus, të shtetit maqedonas ishin, të këtij shteti që edhe Shqipëria ka marrëdhënie diplomatike. Të këtij shteti, ku më shumë se 30% janë shqiptarë, por që këta në shekuj i kanë trajtuar si skllavë. Po ne shqiptarët, pse duhet ti durojmë këto sjellje, ku është shteti shqiptar nga e enjtja e deri të hënën, apo këta janë në plazhe e pushime qejfi, dhe nuk e prishin rehatin?! (Eh, sikur të ishte ndonjë tender atë ditë…) Ky nuk është përfaqësim dinjitoz i shtetit ndaj qytetarit të tij, dhe nëse kemi një Ministri të Jashtme, të mos e përdorim atë vetëm kur duhet të presim e përciellim edhe ata ultranacionalistë që drejtojnë shtete të tilla si Maqedonia. Ndoshta kjo shkon edhe më tej, shkon edhe te UEFA, e cila duhet të sillet e rreptë edhe ndaj incidenteve të tilla, ndaj skuadrave që marrin pjesë në kompeticionet e saj. Dhe e fundit, më 5 shtator 2017, kombëtarja jonë do të luajë në stadiumin e Strumicës në Maqedoni, ndeshjen eliminatore në grup për “Botërori 2020”. Nga vetë stadiumi i “degdisur” dhe i “fobisur” në Strumicën e largët dhe jo fort i qenësishëm për një ndeshje futbolli kombëtaresh, me këtë rastin e Skënderbeut, nuk mund të presim se do të luhet në paqe. Këta janë rrezik kombëtar për shqiptarët, dhe nëse duan luftë, të mos përfitojnë nga fushat e futbollit e shkallët e stadiumeve. Ka ikur koha e Ballkanit “fuçi baruti”, sporti është ambasador i vlerave të çdo shteti, pse duhet që ky sport në këtë mikro-shtet (Maqedoni), të përdoret pabesisht pa asnjë arsye, si i forti i Ballkanit? Nuk është Maqedonia “Koreja e Veriut” në Ballkan, se ndryshe do të përfundonte si shtet, sa një qytet shqiptar, dhe…, këto radhë nuk janë kundra-fobi, por thjesht shprehin revoltën e brendshme që çdo shqiptar e ka në të tilla raste, që pret nga shteti i tij ti mbrojë e përfaqësojë.
Më 5 shtator 2017, ora 20:45, kombëtarja jonë do të luajë në stadiumin e Strumicës në Maqedoni, ndeshjen eliminatore në grup për “Botëror 2020”. Nga vetë stadiumi i “degdisur” dhe i “fobisur” në Strumicën e largët, dhe jo fort i qenësishëm për një ndeshje futbolli kombëtaresh, me këtë rastin e Skënderbeut, nuk mund të presim se do të luhet në paqe
Sigal