Fjalët e fundit si President i Juves, Anjeli: Vendim aspak i lehtë, klubi para të gjithave

102
Sigal

Andrea Anjeli ka thënë fjalën e tij në mbledhjen e fundit si President i klubit të Juventusit.

Anjeli shprehet se vendimi për largimin nuk ka qenë aspak i lehtë.

“Largimi nuk ishte një vendim aspak i lehtë. Gjithmonë kam punuar shumë për të marrë rezultatet maksimale. Juventus vjen para së gjithash dhe ne na duhet të mbrojmë interesat e klubit.

Jam i bindur se kam bërë mirë në këto vite si president i klubit. Rezultatet e arritura ishin të jashtëzakonshme dhe vendimi për të bërë një hap pas tani ishte i nevojshëm”, tha ai.