Triumfi i parë i Tiranës, thyen Egnatian edhe për Qefalinë

136
Sigal

Tirana mori fitoren e parë në kampionat, kundër Egnatias në transfertë. Bardheblutë triumfuan me rezultatin e pastër 2-0.

Kampionët në fuqi e zhbllokuan ndeshjen që në fillim, me mesfushorin Sherif Kallaku (14′) që u afrua në merkaton e kësaj vere.

Në minutën e 33-të Qefalia u përplas me Hamzën dhe doli nga fusha i gjakosur. Ai u dërgua në spital, ndërkohë që ndeshja u ndal për dhjetë minuta.

Gjendja e tij është më e mirë, ndërkohë që golin e dytë Tirana ia dedikoi pikërisht atij. Hasani ishte ai që ndëshkoi vendasit në minutën e 53-të dhe më pas ngriti fanellën e Qefalisë.

Egnatia u mundua ta hapte ndeshjen, por portieri Bekaj ishte vendimtar me pritjet e tij dhe me rezultatin 2-0 Tirana fitoi dhe mori pikët e plota.