Fitorja e thellë ndaj Iranit, trajneri i Anglisë ankohet: Nuk mund të pësosh dy gola në atë mënyrë

93
Sigal

Anglia zhvilloi një ndeshje fantastike ndaj Iranit, duke e mundur 6-2 në ndeshjen e parë të Kupës së Botës. Pas takimit për mediat ka folur trajneri i “Tre luanëve”, Garet Sauthgejt.

“Të them të vërtetën jam pak i mërzitur me mënyrën si erdhi fundi. Të fitosh me atë diferencë golash, të luash siç bëmë ne për pjesën më të madhe të sfidës, duhet të jemi me të vërtetë të lumtur. U duk sikur ishim gati. Lojtarët e përballuan ndeshjen me të vërtetë mirë.

Presingu ishte shumë i mirë, lëvizja ishte shumë e mirë. Unë duhet të jem shumë i lumtur. Por ne nuk duhet të pësojmë dy gola në atë periudhë të ndeshjes. Duhet të shfaqemi si duhet në duelin ndaj SHBA. Është një start i mirë por ne do të duhet të bëjmë më mirë.

Ne humbëm përqendrimin dhe kur luajmë me një ritëm më të ngadaltë, nuk jemi aq efektivë sa duhet. Unë jam një person i mërzitshëm, duhet të jem shumë më i lumtur! Por më duhet të mbaj ekipin në shinat e duhura dhe ne do të na duhet që të shfaqemi më mirë” – tha Sauthgejt.