Moti i keq/ Izolohen fshatrat e Pukës, bllokohen akset e dëmtohet ura e këmbësorëve

101
Sigal

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut banorët e Pukës kanë mbetur të izoluar pasi janë raportuar rëshqitje në disa akse.

Mediat raportojnë se vërshimi i ujit ka dëmtuar urën e këmbësorëve duke lënë kështu në izolim banorët e asaj zone. Gjithashtu, mësohet se nga moti i keq dhe era e fortë disa fshatra të zonës së Pukës kanë mbetur pa energji elektrike.

Kujtojmë që ditën e sotme kreu i PD-së Sali Berisha ka zbarkuar në Shkodër, zonë e cila është e gjitha nën “pushtetin” e ujit.