Toka bujqësore e stalla bagëtish nën ujë! Reshjet e shiut bëjnë “kërdinë” në Gjadër të Lezhës

95
Sigal

Reshje shiu me intensitet të lartë ka pasur në Gjadër të Lezhës, ku sasia e reshjeve deri tani është 160 mm. Në Njësinë Administrative Dajç të Lezhës ka pasur përmbytje në fshatrat Gjader(40 ha te permbytur)Zojs (30 ha te permbytur), Gramsh(30 ha te permbytur), Mabe(40 ha te permbytur),Dragush (10 ha te permbytur), Koterr(20 ha te permbytur), Dajc (10 ha te permbytur) gjithe Njesia 180 ha te permbytur. Nga verifikimet e bëra deri në këto momente në të gjitha fshatrat e Njesisë Administrative Dajc ka ndërtesa dhe stalla bagëtish që ka hyrë ujë brenda, por pas ndërhyrjes me mjetet e Bashkisë, gjendja është normalizuar.

Është evakuuar një familje në fshatin Mabë nga forcat e Policisë të Komisariatit Lezhë, ku prezent ishte Kryebashkiaku i Lezhës dhe Prefekti i Qarkut. Në këtë njësi Administrative janë përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme të tokave bujqësore.

Në njësinë Administrative Blinisht janë sipërfaqe të konsiderueshme të tokave bujqësore të përmbytura, por jo shtëpi banimi. Në këtë njësi kemi prezencë të ujit deri në lartësinë 40 cm të rrugës që lidh fshatin Blinisht me superstradën Lezhë-Shkodër.