Kthehet nga Greqia nëna e 2 fëmijëve, që u mbytën nga i ati

467
Sigal

Është rikthyer në Korçë në orët e vona të mbrëmjes të së hënës, përmes pikës doganore të Kapshticës, nëna e dy djemve të vrarë nga i ati.

Sipas burimeve në policinë e Korçës, 24 vjeçarja Marsela Toshi është marrë në pyetje nga blutë, por për shkak të traumës si pasojë e tronditjes nuk ka mundur të flasë shumë.

Nëna e dy fëmijëve aktualisht ndodhet e shoqëruar në policinë e Korçës, dhe më pas do të marrë pjesë në ceremoninë mortore të varrimit të dy djemve të saj dhe bashkëshortit, që do të mbahet në orën 11:00.

Naum Toshi 41 vjec, mbyti dhe më pas vari dy djemtë e moshës 4 dhe 7 vjeç, ndërsa më pas u vetëvar. Fqinjët e 41 vjeçarit, thonë se çifti Toshi kishin shpesh përplasje për shkak të mënyrës së jetesës së 24 vjeçres me origjinë nga Fieri.