Në rrjetet sociale po qarkullojnë foto të ndryshme mbi bastet në ndeshjen Shqipëri – Serbi.
Në një pikë bastesh është afishuar një njoftim i cili i bën të ditur lojtarëve që nuk mund të vendosin baste kundra Shqipërisë për arësye patriotike.
Gjithashtu në foto të tjera janë publikuar kuotat e kompanive të basteve në shqipëri të cilat e kanë kuotuar me zero fitoren e Serbisë ndaj Shqipërisë.